PD, anëtare në PPE. Basha: Mbështetje për aksionin opozitar kundër qeverisë

Sep 2, 2015 | 15:10
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Shqipërisë tashmë është anëtare me të drejta të plota në Partinë Popullore Evropiane!

11924247_992986494085865_8273152368849940979_nVendimi është marrë sot me vota unanime, dhe lajmin e ka njoftuar në rrjetet sociale vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili e ka konsideruar vendimin ‘mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike’.

Ai ka folur edhe për fenomenin e azilkërkimit, duke theksuar se numri i lartë dhe gjithnjë në rritje i azilkërkuesve nga Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në punimet e Asamblesë politike të PPE.

“Qendrimet e europarlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë të BE-së me të cilët kam patur rastin të takohem dhe të bisedoj gjatë qendrimit në Bruksel janë të qarta. Ata identifikojnë si shkaqe kryesore të fluksit të azilkerkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së keqqeverisjen e cila përbëhet nga kollona kryesore siç është inkriminimi i pushtetit, korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes siç citojnë dhe raportet europiane dhe amerikane dhe papërgjegjshërinë, padrejtesinë dhe arbitraritetin në hapat dhe aksionet e ndërmarra nga qeveria”. 

Test fundamental, tha Basha, është dekriminalizimi për të cilën theksoi se PD është e vendosur ta bëjë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Të premten, tha zoti Basha, PD do të çojë ligjin për dekriminalizimin në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura