PD akuzon Ramën dhe Roshin për skema kriminale në blerjen e votave: Në Kavajë regjistrohen 60 kontrata qiraje çdo ditë (FOTO)

May 27, 2015 | 12:01
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e qytetit të Kavajës Elvis Roshi, për skema të manipulimit të zgjedhjeve duke regjistruar rreth 60 votues me kontrata qiraje çdo ditë. Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi se opozita disponon rreth 194 dokumente ku vërtetohen skemat e regjistrimit të popullsisë në ambiente publike të Bashkisë së Kavajës.

Eduard Halimi

“Rezulton me fakte i provuar se kandidati i Ramës ka firmosur importimin e 60 votuesve në ditë, qëllim kriminal për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. I kërkojnë prokurorisë të regjistrojë procedimin penal, të marrë masat që veprimtaria e skemave kriminale të ndalohet menjëherë. Të bëj shembull rastin e ndodhur në Kavajë, e organizatorëve, të pasqyruar me 194 prova shkresore dhe të ngjallë besimin se institucionet e zbatimit të ligjit nuk do të lejojnë blerjen e votave.”,-deklaroi Eduard Halimi.

Banesat fiktive te publikuara nga PD

Sipas tij, rreth 595 votues kanë shkuar në Kavajë për një periudhë të caktuar kohe, duke banuar një fabrikë jashtë kushteve normale. “Qëllimi i kësaj kontrate është interesi për kujdesin e personave që jetojnë jashtë kushteve normale. Shihni se ku ka vendosur 595 persona brenda 12 ditëve.”,-tha Halimi. Deputeti demokrat i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet, ndërsa i bëri paralajmëroi edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, që të monitorojë nga afër këtë proces, duke vënë theksin që një ngjarje e tillë të mos përsëritet si ajo e ndodhur në zgjedhjet e kaluara në qytetin e Korçës. “Rezulton me fakte i provuar se kandidati i Ramës ka firmosur importimin e 60 votuesve në ditë, qëllim kriminal për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. I kërkojnë prokurorisë të regjistrojë procedimin penal, të marrë masat që veprimtaria e skemave kriminale të ndalohet menjëherë. Të bëj shembull rastin e ndodhur në Kavajë, e organizatorëve, të pasqyruar me 194 prova shkresore dhe të ngjallë besimin se institucionet e zbatimit të ligjit nuk do të lejojnë blerjen e votave. I kërkojnë partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesin prokurorisë për mos lejimin e kësaj skemi të krimit elektoral.”,-tha Halimi gjatë një konference për mediat të mbajtur pasditen e së martës në selinë e PD-së. 

 

Banesat fiktive ne Kavaje, foto publikuar nga PD
Kontrata e qirase e publikuar nga Partia Demokratike

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura