PD akuza Veliajt: Bëri tender 200 mln lekë për rikonstruksionin e konvikteve, ka rënë tavani dhe janë çarë muret

Oct 28, 2019 | 14:40
SHPËRNDAJE

PD hodhi akuza në drejtim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se mashtroi studentët dhe se kushtet në konviktet e Qytet Studentit nuk janë më të mira.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri tha se Veliaj bëri tender 200 milionë lekë për rikonstruksionin e konvikteve, ndërkohë që në konvikte, sipas saj, ka rënë tavani dhe janë çfarë muret.

pampuri

Deklarata e plotë:

Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte.

Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonsteuktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe veliajt.

Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë shoë me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.

ERION VELIAJ: “Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik”

Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat.

Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët.

 

Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë.

Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë .

Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë!

Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura