PD, akuza të tjera Tahirit: Shtohen grabitjet me maska, rritet trafiku i drogës

Oct 10, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE
Partia Demokratike në vijim të kërkesës së përsëritur për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i faturon atij shtimin e grabitjeve me maska dhe rritjen e trafikut të droges.

Në një deklaratë per media deputeti Asllan Dogjani ka thene se ne vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina.

Dogjani gjate deklarates
Dogjani gjate deklarates

“Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës. 
Eshtë e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe  aleat i tij. Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet”- tha ai.

Sipas tij, vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit, kurse shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse.

“Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij? Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat”- tha ai.

Sipas tij, kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura