PD akuza ndaj qeverisë: Lojërat e fatit u shumëfishuan, Rama gënjen

Sep 14, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se kanë shumëfishuar numrin e pikave të basteve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se ndryshe nga sa qeveria tha për mbylljen e pikave të basteve, ka ndodhur e kundërta.

Sipas PD, shtimi i pikave të bastit në Tiranë ka ndodhur gjatë operacionit “Fund marrëzisë”.

“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.
Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.”, u shpreh Tabaku.

Edhe deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi ministri Xhafaj se u ka dhënë mbështetje politike kompanive të basteve.

 

“Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.”, tha Alibeaj.

Deklarata e plotë e Jorida Tabaku:

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.
Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.
Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit.
As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.
Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.
Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.
Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij.
• Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare,
• Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar.

Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.

Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafaj.

Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.auto_0_21536930669

Deklarata e plotë e  Enkelejd Alibeaj:
Rreth 4 muaj më parë Partia Demokratike publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestura dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.

Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.

Të dhënat – në grafik- tregojnë qartë se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.

Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij Olsi Rama ortak në kompaninë e konçesionit korruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit.

Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit.

Shqiptaërt e kanë parë se si Edi Rama i trembet vetingut të politikanëve njësoj si dekriminalizimit dhe nuk pranon që për politikanët të zbatohet i njëjti standart i përcaktuar për gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë dhe Gardës së Republikës.

Është kjo lidhje me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura