Rrëfehet Vangjel Dule: Me PS-në u ndamë se mohojnë ekzistencën e etnisë greke në Himarë

Apr 22, 2015 | 7:01
SHPËRNDAJE

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, duke njoftuar kështu largimin nga koalicioni i majtë. 

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, Dule ka rrëfyer edhe arsyen përse u nda me PS në këto zgjedhje.

“Në bashkinë e Himarës, për ne, edhe për komunitetin ndërkombëtar, në Himarë ekziston një prani historike të pjesëtarëve të etnisë greke, për PS, s’ekziston një realitet i tillë. S’mund të gjendet një zgjidhje me dy palëve kur njëra e njeh, e kur tjetra mohon terësisht ekzistencën e një komuniteti të tillë”,- tha Dule.

Vangjel Dule ne interviste per Ilva Taren

Sa i përket kandidatit në Himarë, Dulja tha se emri i mundshëm është Fredi Bejleri.

“jemi në fazën konkluduese, kemi një bashkëpunim me OMONIA. Ditën e shtunë do bëjë përzgjedhjen e kandidaturave….jemi ende në komunitete të vecanta duke parë si mundësi kandidatura që gëzojnë mbështetje të dyfishtë…jemi ende të hapur për bashkëpunim me struktura politike lokale apo të pjesshme. Bejleri…është një nga kandidatët që do ti nënshtrohet këshillit të përgjithshëm të OMONIA-s, e pastaj të PBDNJ, si e mendon ai fitoren dhe cfare programi do trajtojë ai për këtë bashki këtë elikate që u bë edhe më delikate pas ndarjes aspak të drejtë….”,- tha Dulja.

 I pyetur nëse dalja nga koalicioni për zgjedhjet bashkiake, Dule tha se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet qeverisëse mes PBDNJ dhe mazhorancës.

“s’besoj se do ndikoj në bashkëpunimin tonë në nivelin qëndror të qeverisjes, edhe nëse do krijohen kushtet të ndodhë, do të ndodhë, por PBDNJ ka qenë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane edhe nëse do largohet sdo bashkojë forcat
me kampin opozitar”,- tha ai.

Sa i përket debatit publik për meshën e natës së pashkëve, pas deklaratave të deputetit Ben Blushi, Vangjel Dule u përgjigj:

“ishte padrejtësi nga ana a Blushit…është një nga kolegët e mi më të respektuar, i vlerësuar për mendimin e tij politk, publicistikën e tij. Anastasi i ktren shërbesat fetare në shqip, i pari që këtë gjë e ka bërë në selitë e 12 kishave autoqefale të botës, nga Athina Jeruzalemi Moska, e me rradhë, është e padrejtë që të akuzohet për këtë, kur ka një departament përkthimesh që e pasuron literaturën fetare me ato pjesë që s’janë përkthyer deri më sot..pjesa dy gjuhëshe ishte mesazh i Pashkës, i thellë teologjiko-filozofik që lëshohen dy herë në vit, për krishtlindjet dhe pashkët. 

Dule largohet nga koalicioni i majtë: Do dalim të vetëm në zgjedhje

“Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne perfundim te komunikimit me forcat e tjera politike, aleate dhe jo vetem, ju komunikon vendimin se ne zgjedhjet administrative te 21 Qeshorit do te kandidoje e vetme, jashte koalicioneve te maxhorances dhe opozites”- njofton PBDNJ.

Sipas saj, te shtunen ne date 25 prill, Keshilli i Pergjithshem i Bashkimit Demokratik te Minoritetit Etnik Grek, OMONIA do te beje perzgjedhjen e kandidaturave per bashkite ku jetojne tradicionalisht dhe ne numer te konsiderueshem pjestare te ketij minoritetit.

Zyra për shtyp e partisë bën me dije se vendimet do te miratohen ne menyre definitive nga strukturat drejtuese te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.  

“Synimi eshte prania elektorale e PBDNJ-se ne 100% te njesive administrative te pakten ne nivel keshilli. Paralelisht, deri ne perfundimin e afateve ligjore PBDNJ do te ndjeke nga afer situatat lokale ne bashki te vecanta per te evidentuar mundesi te ndryshme bashkepunimi me forca te tjera politike”- thuhet në deklaratë.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një deklaratë për media të pak ditëve më parë theksoi se forcë politike që drejton është në komunikim politik me PS, por jo në negociata, e shtoi se nëse nuk arrin një marrëveshje paraelektorale do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura