Pazar për pistoleta, pranga dy të rinjve në Lushnje

Jan 30, 2017 | 8:28
SHPËRNDAJE

Dy të rinj u arrestuan në Lushnje, të akuzuar për trafik të armëve dhe muncioneve. Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi” policia arrestoi Ardit Bino dhe Alvaro Oruci pasi të dy po kryenin shitjen e një armë pistolte TT.

Ilustruese
Ilustruese

“Shtetasit e mësipërm, më datën 29.01.2017, në vendin e quajtur lokal “Çollaku” Lushnje, janë kapur në flagrancë në momentin që Arditi po i shiste Alvaros armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të  varionte nga 50.000 deri 60.000 lekë të reja”- njofton policia.

Sipas saj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip TT dhe 2 aparate celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e  armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 278  dhe 278/a të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura