“Patronazhistët, qeliza vitale e PS-së”, Rama i përgjigjet Metës: “Fuksat” nuk kanë kohë për të humbur me ty. Pash që të kishin kapur një foto me kapuç…

Apr 19, 2021 | 17:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta , i fundit ky që e akuzoi se me përhapjen e të dhënave të qytetarëve është vënë në rrezik siguria kombëtare.

Rama a

Rama deklaron se patronazhistët, tema e shumëdiksutuar e ditëve të fundit, janë një qelizë vitale e PS-së.

Sot qarkulloi në rrjet edhe një foto e Kreut të Shtetit ndërsa ishte ulur në një tavolinë, duke sqaruar se nuk është patronazhisti ai që ia ka bërë.

Rama: Kjo është fukse. Bashkë me mua krye-fuksin. Megjithatë nuk kam dashur të hyj më thellë në këtë historisë e kam ditur që do fillojë të shfaqet. Që ne kemi rrjet të tërë patronazhistësh, ata janë qeliza vitale të PS-së.

Ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikon me njerëzit, as nuk diskutohet e kemi për nder, por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë. Meta thotë që janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Po kush i përhapi të dhënat?

Të dhënat tona janë shumë ndryshe nga ato që kanë dalë. Deri para tre ditësh data baza e të dhënave blihej dhe tani është mbyllur.

Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna, si i kanë këta dhe pse i nxjerrin. Ku do të dalë Meta që i thotë njerëzve që me të dhënat e patronazhistëve jemi duke i krijuar hapësirë rrjetit kibernetik.

E pash që e kishin kapur edhe atë me një foto me kapuç në një cep me diell. Është i bindur që e kanë kapur patronazhsitët dhe ai thotë ka më kanë kap ata. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Metën se ia dimë mendimet një për një. E di më se ca mendon Meta kur nuk flet jo më kur hap gojën.

Të gjithë ju që i besoni këto që them unë mos shihni as sondazhe, mos dëgjoni analistë, thjeshtë deri në 25 prill, kush është dakord me mua të bëjë atë që mundet, patronazhist apo jo, të mos lërë njeri pa e marrë me vete dhe pa e çuar te kutia e votimit. Dhe pasi ta bëjmë këtë do ta shohim mirë se çfarë do të dali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura