VIDEO/ “Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën”- Presidenti Meta tregon mesazhet që i dërgojnë së bijës në telefon: Thuaji babi mos të pijë shumë dhe…

Apr 19, 2021 | 18:00
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar se patronazhistët i ngacmojnë edhe pikën e dobët, vajzën e vogël duke i dërguar mesazhe në telefon.

Meta: Çdo qytetar është në survjeim, çdo qytetar është në survejim edhe në rrjetet sociale.

Do kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështje, se ai Blendi Gonxhe gjoja kaq qenë edhe student i dhjetorit. Në një emision ai tha se un jam horr dhe isha horr se një person pa uniformën e policisë dhunoi drejtuesin e FRD-së. Duhet të prisja deri sa të vritej.

Deri kur do t’ju dhunojnë në këtë mënyrë. 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. Nesër do të bëjmë padi, një nga shoqëruesit e mi do t’ia vë Erionit.

Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët dhe i kishin çuar një lajm të një agjencie lajmesh sikur unë kisha sulmuar gruan e Damianit.

Ajo më thotë babi mos pi më të lutem, nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit. Ja shiko lajmin më tha. Unë s’jam mësuar të merrem as më gratë e të tjerëve. I them Tedit ta shikonte se mos kisha bërë ndonjë lapsus, por në të vërtetë kisha thënë ‘Gurusë’.

Thoji babit të qetësohet, po ngre zërin shumë, të jetë i qetë, të ruajë figurën e presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura