“Patriotizmi, streha e fundit e maskarenjve”/ Tarifa: Trump qeverisi keq në Amerikë dhe marrëdhëniet me botën

Jan 20, 2021 | 22:06
SHPËRNDAJE

Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, duke komentuar zhvillimet e fundit në Uashington pas marrjes së detyrës nga Joe Biden, tha se Donald Trump qeverisi keq gjatë 4 viteve në krye të Amerikës.

tarif

Duke folur në “Real Story” në News24, ish-ambasadori tha se Trump nuk arriti të formulojë një doktrinë, duke shtuar se nuk ishte më patriot se presidentët e tjerë.

“Nuk janë 75 milionë njerëz që votojnë Trump, por votojnë partinë. Janë votues republikanë. Idetë e Trumpit, praktika trampiste, modeli që solli në qeverisje, do të mbeten. Ka ende trampistë në Senat, Dhomat Përfaqësuese. Nëse do të marrë përpjekjen për të krijuar një parti, edhe kjo do të ndodhë, por kjo do të jetë një dëm i madh për republikanët.

Nuk mendoj se Trump arriti të formulojë një doktrinë dhe nuk mendoj se ishte një president më patriot se të tjerët. Çdo president ka qenë patriot, por Trump foli më shumë për patriotizmin. Por ama e dimë që patriotizmi ka qenë streha e fundit e çdo maskarai. Trump qeverisi keq, brenda në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Amerikës me botën”, tha Tarifa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura