Patriarku serb del kundër Vuçiçit për dialogun me Kosovën

Jul 25, 2017 | 23:15
SHPËRNDAJE

Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për dialog të brendshëm me Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk mund as të tjetërsohet e as të dhurohet”.

16proshanie-krest-4_1501014044-5765546“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk mund ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb.

Kujtojmë se presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën me qëllim të zgjidhjes së të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura