Patriarku Ekumenik Vartholomaios: Kisha ruse na ka ‘zhgënjyer’ për Ukrainën

May 25, 2022 | 13:16
SHPËRNDAJE

vartholomaios_intime_web-960x600Kisha Ortodokse Ruse ka zhgënjyer etërit ortodoksë të krishterë duke mbështetur pushtimin e Moskës në Ukrainë, tha në një intervistë Patriarku Ekumenik Vartholomaios, kreu shpirtëror i rreth 260 milionë të krishterëve ortodoksë në mbarë botën.

Moska e quan pushtimin e saj tre-mujor një “operacion ushtarak special” për të çliruar Ukrainën nga fashistët, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se është një pretekst i pabazë për një luftë të paprovokuar.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse Patriarku Kirill ka mbështetur veprimin e Moskës dhe qëndrimi i tij ka copëtuar Kishën Ortodokse në mbarë botën. Këshilli Botëror i Kishave i ka kërkuar Patriarkut Kirill që të “ndërhyjë dhe ndërmjetësojë” për të ndihmuar në ndalimin e luftës.

Në një intervistë të transmetuar në TV shtetëror grek ERT të martën në mbrëmje, Patriarku Vartholomaios tha se priste që Patriarku Kirill të ngrihej kundër vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën dhe të jepte dorëheqjen, nëse është e nevojshme, në një akt kundërshtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura