Patozi kujton udhëtimin në Tropojë me Azem Hajdarin në 97: Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Oct 27, 2017 | 14:48
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Astrit Patozi ka kujtuar udhetimin ne Tropoje me Azem Hajdarin ne vitin 1997 permes nje statusi ne rrjetet sociale, sot qe shtatorja e tij u perurua ne Tropoje.

Astrit-Patozi

Statusi i plotë:

NDERIMI I VËRTETË PËR AZEM HAJDARIN

Në Tropojë kisha qenë për herë te fundit në verën e 1997-ës. Ishte fushatë dhe mbaj mend që isha në autokolonë vetëm një makinë pas Azem Hajdarit.
Ka qenë udhëtim i vështirë dhe plot tension, në sintoni
me kohën e vështirë që kalonte Shqipëria.
Pak më shumë se 20 vjet më vonë, sot e pashë sërish Azemin në qendër të Bajram Currit, të derdhur në bronz.
Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, rruga është e qetë dhe pa të papritura, por jeta nuk është asnjëherë e lehtë dhe paqja nuk vjen vetëm atëherë kur nuk ka luftë.
Nderimi i vërtetë për Azem Hajdarit shkon përtej asaj shtatoreje, e cila prej sot do të zbukurojë sheshin e vendlindjes së tij.
Ai është në fakt një ftesë për kurajo dhe guxim për çdo njeri të lirë, që bën betejë për vlerat që beson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura