Patozi flet për “shpirtrat” që ka trazuar Saimir Tahiri: Ja shkaku pse po përvëlon kaq shumë…

May 3, 2018 | 17:40
SHPËRNDAJE

Ish deputeti i PD, Astrit Patozi, ne nje reagim ne rrjetet sociale, pasi ish ministri Saimir Tahiri hoqi dore kete te enjte nga mandati i deputetit, thote se tani, “ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija”.

patozi per tahirin

Postimi i plotë i Astrit Patozi:

SHPIRTRAT QË MUND TË KETË TRAZUAR DORËZIMI I SAIMIR TAHIRIT

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!
Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.
Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.
Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.
Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë.
Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura