Pati probleme sa u kthye nga Milano, izolohet pacienti në Shkup. Ministria: Testi doli negativ

Feb 25, 2020 | 7:57
SHPËRNDAJE

Testi i kryer në laboratoret e Klinikës Infektive në Shkup kanë treguar se pacienti që u shtrua ne klinike me dyshimet se mund te ishte prekur nga koronavirusi rezultoi negativ. ebola-virus

Kjo u bë e ditur gjatë orëve të vona të natës nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell INA. Pacienti njoftoi urgjencen pas probleme qe iu shfaqen pak pasi ishte kthyer nga Milano.
Derisa dolen rezultatet e testimit, pacienti ka qenë në izolim. Ai mberriti pasdite ne Shkup nga Milano.
Gjatë kalimit në kamerat termale në aeroport nuk eshte konstatuar me probleme, as me temperature.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë përgënjeshtroi informacionet se në Maqedoninë e Veriut ka një rast me koronavirus. Ai ka thënë se personalisht ka verifikuar dhe se nuk ka ndonjë pacient të tillë. Ai bëri thirrje që të mos përhapet panik. Paraprakisht Ministria gjatë ditës doli me disa masa preventive që përfshijnë rritjen e kontrolleve nëpër pikat kufitare, sidomos për personat që vijnë nga vendet kritike, sigurimit të hapësirës së izolimit të udhëtarëve në disa qendra mjekësore dhe formimin e një shtabi të krizës që do të bashkërendoje aktivitetet me institucione tjera.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura