‘Patentën urgjent, shiko si e kemi kap’, ndalohet natën 19-vjeçari nga Durrësi. Policia nxjerr videon

Sep 1, 2018 | 8:44
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranes ka vijuar gjate nates kontrolle per rritjen e parametrave te sigurise rrugore gjate fundjaves dhe perserit apelin “Mos shpejto të arrish aksidentin”.

rrugore

Ne nje njoftim ne faqen e vet ne FB, policia ben me dije se ka ndaluar nje 19 vjeçar nga Durresi, pasi eshte kapur me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 745.3 metra.

“Shpejtesi qe te vret jeten?. 17 Leje Drejtimi te pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranes prej orës 22.00 të dates 31.08.2018 deri në oren 01.20 te dates 01.09.2018 per shpejtesi qe varionin nga 137 deri ne 175 km/h. Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtesise fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe nje pa kontroll teknik”- njofton policia.

Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rruget e Tiranes. Mos abuzoni me shpejtesine dhe alkoolin se ne rastin me te mire ju pret polici ne rruge.#zbatorregullatudhetoisigurt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura