Patentat kombëtare, 23 aplikime në 2021. Nga mjekësi/kozmetika tek teknologjia

May 26, 2022 | 13:59
SHPËRNDAJE

Bizneset vendase po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë mbi regjistrimin e markave dhe patentave të tyre për produktet që nxjerrin në treg.

patenta-dhe-marka

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale tregojnë se të paktën 23 aplikime ishin vitin e shkuar për patenta kombëtare.

Gjatë vitit 2021  Sektori i Patentave dhe Modeleve të Përdorimit ka pasur 948 aplikime për patenta nga të cilat 23 janë aplikim për patentë kombëtare me aplikantë shtetas Shqiptarë, 2 janë aplikime për patentë sipas Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave dhe 923 aplikime për patenta, janë patenta të lëshuara nga Zyra Europiane e Patentave të cilat kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Numri i aplikimeve për patenta kombëtare është 23 për vitin 2021 pra është dyfishuar krahasuar me 12 aplikime për patentë kombëtare në vitin 2020” thuhet në dokumentin e DPPI.

Por cilat janë fushat për të cilat bizneset vendase kanë aplikuar për patentë kombëtare.

Aplikimet kombëtare janë kryesisht të fushave: 6 patenta janë të fushave Mjekësore/kozmetike; 3 patenta janë të fushës kimike; 5 patenta janë të fushës mekanike; 2 patenta janë të fushës elektroteknike; 7 patenta janë të fushës teknologji dixhitale.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nënvizon gjithashtu se gjatë vitit 2021 sektori i Patentave dhe Modeleve të Përdorimit ka lëshuar gjithsej 7087 akte administrative për patentat, modelet e përdorimit dhe ndryshmet në regjistër lidhur me to.

“Krahasuar me vitin 2020 që janë lëshuar gjithsej 7239 akte administrative. Gjatë vitit 2021 janë gjithsej 7537 dokumente në total të depozituara çështje në lidhje me patentat krahasuar me 6525 dokumente të depozituara në vitin 2020”, vëren raporti.

Në vitin 2021, raporti i DPPI vlerëson se janë depozituar 49 kërkesa aplikimi për regjistrim disenjoje industriale, janë regjistruar 3 disenjo industriale si dhe 4 disenjo janë ripërtërirë.

Lidhur mbrojtjen e treguesve gjeografikë dhe emërtimet e origjinës ku ndër vite janë regjistruar dhia e Hasit, boronica, mjalti apo gështenja e malësisë edhe gjatë këtij viti ka pasur një kërkesë për nga një shoqëri shqiptare për emërtim origjine./MONITOR

© Panorama.al

Te lidhura