Patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro/ Dosja kalon te Krimet e Rënda, çfarë duhet të provojë biznesmeni

Nov 7, 2017 | 13:25
SHPËRNDAJE

Dosja ne ngarkim te biznesmenit Orest Sota, arrestuar ne Elbasan, pasi nuk i ndaloi postbllokut te policise dhe gjate kontrollit ne makine iu gjeten 863 mije euro dhe dy patenta te ish-ministrit Tahiri, i ka kaluar per shqyrtim Krimeve te Renda.

Krimet-erenda

Sot, ashtu si ishte thene, Prokuroria e Elbasanit ka shpallur mos kompetencën për hetimin e biznesmenit Orest Sota dhe ia ka kaluar dosjen Prokurorisë se Krimeve të Rënda së bashku me vendimin.

Mesohet se brenda 10 ditëve, duke nisur qe sot Orest Sota pritet të dalë para gjykatës së Krimeve për të rikonfirmuar masën e arrestit me burg nga gjykata kompetente.

Biznesmeni Sota duhet të tregojë burimin e parave që iu gjetën në makinë, nderkohe qe thekson se cështja e patentave qe iu gjeten ne automjet nuk përbën vepër penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura