Patën kontakte me persona të infektuar, vetëizolohen 14 punonjës të policisë, shtatë oprej tyre paraqiten me rrezik të lartë

Mar 30, 2020 | 10:54
SHPËRNDAJE

Gjithsej 14 punonjës të policisë së Stacionit Policor të Petrovecit janë në izolim shtëpiak, pasi kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19.

policia

Sikurse raportojnë mediat vendase rreth 7 prej oficerëve janë me rrezik të lartë, derisa 7 të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim.

Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë rrugore, ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura