“Patëm situata kritike e kërcënime për skenarë më të këqinj”/ Peleshi nxjerr grafikët, bën krahasimin me vitin 2010 dhe tregon si u menaxhuan përmbytjet

Jan 15, 2021 | 12:33
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar sot grafikët dhe ka bërë krahasimin e reshjeve, prurjeve në basene dhe dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në vitin 2010 e 2020.

Ministri renditi dhe arsyet pse këtë herë, situata e përmbytjeve u mirëmenaxhua sipas tij, edhe pse kishte dy herë më shumë sasi reshjesh se sa në vitin 2010.

“Në vitet e kaluara ndër shkaqet e përmbytjeve nuk kanë qenë reshjet sa kanë qenë shkarkimet nga kaskada për shkak të keqmenaxhimit nga kaskada e Drinit. Këtë herë në patëm situatë kritike e kërcënime për skenarë më të këqinj që i kemi parë në të kaluarën, Vjosa është kërcënim dhe është vërtet lumi i fundit dhe më i egër në Evropë, që na sfidon gjithmonë e na përball me emergjenca që janë shumë të rënda e herë herë kritike. Këtë herë intensiteti më i madh i reshjeve ka qenë në Shkodër e Lezhë.

Këtë herë kemi pasur më shumë se dyfish reshje për të njëjtën periudhë të 2010-ës, pra dhe në Shkodër kemi më shumë se dy herë reshje, por vetëm 45% e prurjeve janë shkarkuar në kaskadën e Drinit

 

 

Mirëmenaxhmi s’është bërë thjesht nga ana humane në krahasim me të kaluarën por është paraprirë me investime teknologjike, dua të them vetëm një fakt, që një softëare i sofistikuar pranë KESH parashikon në avancë prej 5 ditësh si do jetë saisa e prurjeve dhe i jep informackion si do normojë shkarkimet që të shkarkojë një minimun gjatë reshjeve.

Jo vetëm s’kemi pasur dëme por kemi furnizuar sidomos Obotin me ushqim për bagëtitë të mjaftueshëm për 10 ditë.

Faktorët që ndikuan në këtë mirëmenaxhim të përmbytjeve këtë herë, së pari, investimet në programet e ujitjes, kullimit e parandalimit të përmbytjeve, janë rritur me disa fish krahasuar me të kaluarën.

Më shumë se sa investimet, ka qenë pjesa soft, decentralizimi i funksioneve, drejt pushtetit lokal, u kanë kaluar bashkive në menaxhim, e kanalet primare i kanë ngelur ministrisë, janë transferuar dhe fonde e kapitale”.

 

grafiku banesat evakuim reshjet ne shkoder 2021 grafiku reshjet demet shkoder demet ne banesa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura