“Pata emocione, u kënaqa!” Olsi Bylyku flet për herë të parë pas zërave se do bëhet baba: Ja çfarë i thashë Eglit

May 25, 2022 | 23:09
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Paraqitja e partneres së Olsi Bylykut, Eglit, në festën e ditëlindjes së aktori ka nxitur dyshime se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Pak javë më parë Olsi festoi ditëlindjen e tij të 24 -të dhe festa bëri bashkë VIP-a të ndryshëm. Video e foto të shumta qarkulluan në rrjetet sociale pjesa më e madhe e të cilave kishin protagonistë komedianin dhe partneren e tij. Ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur i kësaj të fundit. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale barku i saj duket pak më i madh me sa jemi mësuar ta shohim në fotot dhe videot e shumta që publikon në rrjetet sociale. (KLIKO)

Egli mohoi zërat që qarkulluan në mediat sociale duke bërë me dije se nuk është shtatzënë. Ajo dhe Olsi nuk planifikojnë të bëhen ende prindër tani për tani, duke u fokusuar vetëm te njëri-tjetrin dhe karriera e tyre. Vetë aktori foli ditën e sotme rreth këtyre raportimeve duke thënë se ndjeu një emocion të veçantë kur njerëzit po i shkruanin.

Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhi se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam.”- tha ai duke qeshur.

Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura