PASURIA/ Klosi më i varfri, mbahet me pagat e ministrit dhe deputetit

Apr 28, 2016 | 4:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mund të quhet si ministri më “i varfër” i kabinetit Rama.

Blendi Klosi
Blendi Klosi

Sipas deklaratës së pasurisë së dorëzuar për vitin 2015 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, ministri Klosi ka bërë të ditur se i vetmi burim të ardhurash është paga e tij si deputet dhe si ministër.

Klosi shkruan se nuk zotëron sende me vlerë apo automjete, ndërkohë që ka ende pa shlyer kredinë e marrë për banesën e tij, në të cilën jeton. Vlera e kredisë së Klosit është 33 mijë dollarë dhe duhet shlyer për 25 vjet.

Ministri ka marrë gjatë vitit 2015, 820 mije lekë të rinj si deputet dhe 896 mijë lekë pagë si ministër.

Po ashtu, Klosi ka deklaruar pagën mujore të bashkëshortes, e cila paguhet me pagë neto 99 000 lekë. Gjatë vitit 2015, Klosi ka shlyer këstin e kredisë me vlerë 182 mijë lekë, ndërkohë që i mbeten për të likuiduar 2,268,000 lekë.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË, BLENDI KLOSI BASHKËSHORTJA, NORA KLOSI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Paga si deputet 725 967 (shtatëqind e njëzet e pesë mijë nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

2) paga pjesëmarrjeje në komisione parlamentare 98 600 (nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) lekë.

3) paga si ministër, periudha qershor-dhjetor, vlera 896 333 (tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1)Bashkëshortja, zonja Nora Klosi, pagë mujore neto pranë TV Klan 99 000 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 3 311 000 lekë, principali 5 000 000 lekë, me afat 25-vjeçar.

2) Shlyer gjatë vitit 2015, vlera 182 000 lekë për një kredi për blerje apartamenti prej 5 000 000 lekësh, dhjetor 2015, mbeten për t’u likuiduar edhe 2 268 000 lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura