Pasuria e Tom Doshit, deputeti merret 2 orë në pyetje në Prokurori

May 4, 2016 | 15:41
SHPËRNDAJE

Tom Doshi është marrë në pyetje për mëse dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme diten e sotme.

Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka e cila po heton pasurinë e deputetit.

I shoqëruar nga avokati i tij, Doshi fillimisht është njohur me akt-ekspertimin që prokuroria ka kryer mbi të adhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.

Tom Doshi duke hipur në automjetin e tij, tip "Audi"
Tom Doshi duke hipur në automjetin e tij, tip “Audi”

Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me akt-ekspertimin.

Në vazhdim të seancës, Doshi me gjithë avokatin kanë dhënë shpjegime verbale dhe kanë dorëzuar disa dokumente justifikuese per shumat monetare dhe pasuritë në emër të Tom Doshit.

Pasuria e tij po hetohet që prej janarit të këtij viti mbi bazën e një kallëzimi të ILDKP dhe informacioneve që prokuroria ka marrë më pas nga verifikimet e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura