Pasuesi i Bunjakit te Kosova, FFK-ja mendon për trajnerin kampion të Shqipërisë

Sep 11, 2017 | 11:20
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës do të mbetet pa trajner pas datës 9 tetor, kur edhe do të largohet Albert Bunjaki. Në një konferencë për shtyp, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Bunjakin që të largohet ky i fundit pas dy ndeshjeve të mbetura.

gjoka

Por FFK ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besojë postin e trajnerit të Përfaqësueses. Burime të Telegrafit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës konfirmojnë se në listë është edhe emri i trajnerit të mirënjohur shqiptar, Ernest Gjoka. Gjoka shihet si ndër trajnerët më të mirë që ka Shqipëria, ndërsa aktualisht është i lirë pasi u largua nga Kukësi. 47-vjeçari nuk vazhdoi kontratën me klubin verilindor pasi i shpalli ata kampion të Shqipërisë për herë të parë në histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura