Pastruesin e grimit mund ta përgatitësh në shtëpi, vetëm me dy përbërës! Ja ç’duhet të bësh

Sep 26, 2020 | 22:33
SHPËRNDAJE

Heqja e grimit është një detyrë e mundimshme për çdo mbrëmje para se të flesh, por duhet ta bësh.

pastrues për grimin (1)

Por është edhe një proces i kushtueshëm edhe ky, duke marrë parasysh produktet që të duhen. Para se të shpenzosh disa para më shumë, mendo që edhe këtë produkt mund ta përgatitësh vetë në shtëpi, raporton “The Sun”.

pastrues për grimin (2)

Herën tjetër që do të bësh pazar, merr edhe një vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak ujë aloe vera. Aloe është një produkt shumë i mirë për pastrimin e lëkurës nga yndyra dhe papastërtitë e ditës, por edhe për një lëkurë të shëndetshme.

pastrues për grimin (1)

Përgatitja:

Çfarë të duhet? Përzieji bashkë në një filxhan të vogël ose më pak vaj ulliri me disa gota ujë aloe vera. Shkunde. Sapo e bëre formulën që të duhet për të pastruar grimin. Thjesht hidh një sasi të vogël në një copë pambuku të pastër dhe fshije grimin me lehtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura