Pastrimi i parave, qeveria përfshin edhe familjarët e zyrtarëve/ Konsiderohen “Persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 vjet pas…

Sep 23, 2021 | 13:32
SHPËRNDAJE

Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend ndryshime në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, duke zgjeruar kategoritë e personave që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë e tyre.

pas

Ndryshimi propozohet kur SPAK-u dhe BKH-ja kanë nisur punën me shumë dosje që lidhen kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Propozimi i maxhorancës, përveç zyrtarëve me funksione publike, përfshin në kategorinë e “personave të ekspozuar politikisht” dhe familjarët e tyre. “Personat e ekspozuar politikisht”, në kuptim të këtij ligji, janë:

a) individët, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, pavarësisht nëse kanë detyrimin për deklarimin sipas legjislacionit në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, thuhet edhe në ligjin aktual. Gjithashtu, ligjin përfshin edhe ish-zyrtarët apo politikanët.

b) individët, të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme si brenda vendit apo jashtë vendit, në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, të tillë si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, ministra, zëvendësministra ose pozicione të ngjashme me to, anëtarë të Kuvendit ose organeve legjislative të ngjashme, politikanë të lartë, anëtarë të organeve drejtuese të partive politike, gjyqtarët e gjykatave të larta ose kushtetuese si dhe çdo gjyqtar i një gjykate, ndaj vendimeve të së cilës nuk mund të ushtrohen mjetet e zakonshme të ankimit, etj.”

PROPOZIMI

Zgjerimi i kategorive që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhura dhe pasuri vijon pas pikës 10 të nenit 1 të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. “Pas pikës 10 shtohen pikat 10/1 dhe 10/2, me këtë përmbajtje: 10/1. Anëtarët e e familjes së personit të ekspozuar politikisht janë: a) bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/ ja e një personi të ekspozuar politikisht; b) fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set; c) prindërit e një personi të ekspozuar politikisht. 10/2. Persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi të personit të ekspozuar politikisht për qëllime të këtij ligji janë: a) individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë apo organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht; b) personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht”, thuhet në projektligjin e propozuar nga maxhoranca.

NDRYSHIMET E PROPOZUARA

Individët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, do të konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 (tre) vite pas largimit nga funksioni”. 5. Pas pikës 10 shtohen pikat 10/1 dhe 10/2, me këtë përmbajtje: “10/1. Anëtarët e familjes së personit të ekspozuar politikisht janë:

a) bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/ja e një personi të ekspozuar politikisht;

b) fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set;

c) prindërit e një personi të ekspozuar politikisht. 10/2. Persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi të personit të ekspozuar politikisht për qëllime të këtij ligji janë:

a) individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë apo organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht;

b) personat, të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura