Pastrimi i parave, në dokumentet sekrete edhe emrat e dy yjeve të futbollit

Apr 4, 2016 | 0:23
SHPËRNDAJE

Në botën e pastrimit të parave nuk janë përfshirë vetëm politikanë, drejtues shtetesh të fuqishëm apo ish drejtues, por edhe futbollistë dhe njerëz të njohur të sportit.

Mishel Platini
Mishel Platini

Dy emrat më të rëndësishëm që kanë dalë sot në skenë në të ashtuquajturin “Panana Paper” janë Mishel Platini dhe Lionel Mesi.

Sipas Le Monde emri i Platinisë shfaqet në bazën e të dhënave të kompanisë ligjore Mossack Fonseca në Panama.

Ish numri 10 i “Gjelave” ka bërë marrëveshje me avokatët e Mossack Fonseca për të administruar një kompani të quajtur Balney Enterprises Corp, të krijuar në Panama në 6 dhjetor.

Balney Enterprises Corp është shumë aktive dhe e regjistruar në regjistrat e tregtisë të shtetit panamez. Ajo ka një llogari në bankën zvicerane Baring Brothers Sturdza SA me seli në Gjenevë.

Po përse Mishel Platini ka prokurorë për këtë shoqëri misterioze? Ish kapitani i kombëtares franceze nuk i është përgjigjur interesimit të Le Monde lidhur me këtë çështje.

Ai bëri të ditur se biznesi i tij është plotësisht i ligjshëm.

“Unë jetoj në Zvicër prej vitit 2007 dhe të gjitha llogaritë e mia, të gjitha investimet e mia janë të njohura për autoritetet zvicerane. Unë nuk kam asgjë tejtër për të shtuar. Nëse doni informacion, shkoni dhe kërkojeni në bankën time”, u përgjigj Platini.

Lionel Mesi
Lionel Mesi

Një tjetër emër i përfshirë është ai i Lionel Mesit. Kësisoj, futbollisti argjentinas, i cili në fund të majit do të dalë para gjyqit në Spanjë për t’u ballafaquar me akuzën e evazionit ᡃHskal, përmendet në dokumente si i autorizuar i një firme offshore, e cila vazhdon të jetë e panjohur për prokurorinë.

“Panama Paper” kanë zbuluar se ylli argjentinas dhe babai i tij kanë blerë në 23 qershor 2013 “Mega Star Enterprises”, një kompani me qendër në Panama e krijuar pikërisht nga Mossack Fonseca. Blerja është bërë vetëm 10 ditë pas gjyqit që ai pati në Spanjë për evasion fiskal.

Në dhjetor 2015 Jorge Messi, u bë aksioneri i vetëm i kësaj kompanie. Megjithaë ai nuk do të flasë për këtë çështje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura