Pasojat që pastrimi i parave nëpërmjet kazinove sjell tek shqiptarët që fitojnë me punë të ndershme!

Nov 26, 2021 | 9:07
SHPËRNDAJE

kazimnno2Legalizimi në formën e parave të pista ka një ndikim negativ në ekonomi dhe ka pasoja të rënda për shqiptarët e thjeshtë që përpiqen të mbijetojnë. Ky fenomen ka pasoja dhe ndikon negativisht në ekonomi, duke qenë se pastrimi i parave të përfituara nga krimi i organizuar, pas legalizimit në kazino, shkakton rritje çmimesh, pasi paratë investohen në fusha të ndryshme si sektori i ndërtimit dhe turizmit. Kriminelët po i investojnë paratë e tyre të paligjshme në pasuri të paluajtshme, gjë që po i rrit çmimet e blerjes së apartamenteve dhe qirasë për popullin e thjeshtë duke i detyruar të zgjedhin mes strehimit dhe ushqimit. Më tej, këto investime rrisin çmimet e gazit dhe energjisë elektrike duke i dënuar më shumë shqiptarët e thjeshtë. Rezultati përfundimtar është që një numër i vogël shqiptarësh që zotërojnë makina luksoze të kushtueshme, rezorte miliona eurosh dhe frenkuentojne restorante luksoze. Pjesa tjetër e shqiptarëve lufton për të mbijetuar me 300 mijë lekë në muaj, duke u përpjekur akoma më shumë në punët e tyre të ndershme. Këta kriminelë të paturpshëm djegin euro në oxhakun e tyre për argëtim, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve shqetësohet për të ushqyer fëmijët e tyre dhe për t’i siguruar nevojat e domosdoshme.

Kazinotë “lavatriçe” të parave të pista!!!!

Mungesa e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse ka bërë që Shqipëria të kthehet në një nga vendet më të lakmuara nga shqiptarë e të huaj për të pastruar paratë e siguruara në formë ilegale. Gjatë dekadës së fundit ishte sektori ndërtimit ai që shfrytëzohej për të qarkulluar dhe më pas kthyer në para legale ato që ishin fituar nëpërmjet organizatave të ndryshme kriminale, kryesisht ato që ushtronin aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike apo nëpërmjet prostitucionit. Por vitet e fundit është gjetur një mënyrë e re për të ligjëruar paratë, ajo nëpërmjet kazinove. Një pjesë e mirë e kazinove në vendin tonë apo edhe në Malin e Zi qëndrojnë të hapura vetëm për të kryer pastrimin e parave. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka hartuar një manual të posaçëm për zbulimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, por rezultatet për parandalimin e saj, deri para pak ditësh ka qenë në nivele shumë të ulta për të mos thënë se nuk ka patur fare.

Si realizohet pastrimi i parave nëpërmjet Kazinove?!

Pastrimi i parave të pista nëpërmjet kazinove është fare i thjeshtë për t’u realizuar. Personat që angazhohen për ti kthyer ato në para legale e kanë shumë të lehtë ta kryejnë këtë proces. Madje, institucionet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave të pista e kanë tepër të vështirë të pasur rezultate. E vetmja mënyrë është një hetim intesiv dhe me agjentë të infiltruar, por personat që meren me procesin e pastrimit të parave janë shumë të kujdesshëm dhe nuk pranojnë të punojnë me persona të cilët nuk i njohin. Skema është fare e thjeshtë për ata që meren me pastrimin e parave të pista, por e ndërlikur për institucionet që merren më parandalimin e këtij aktiviteti. Pra, çdo person qe ka lidhje me pronarin e kazinosë ose me menaxherin e saj, mund të depozitojë një shumë të caktuar parash në arkën e kazinosë duke e justifikuar si të ardhura personale. Kjo shumë mund të jetë afro 10% e vlerës që synohet të pastrohet. Pjesa tjetër i jepet CASH personave të kazinosë. Më pas personi merr nga kazinoja një çek, i cili vërteton se është fitues i një sasie të caktuar parash (vlera e çekut i përafrohet shumës që synohet të pastrohet). Në këtë rast, personi ka të drejtë të tërheqë vlerën e çekut në arkën që ndodhet brenda në Kazino dhe e depoziton ne llogarinë e tij bankare duke e përshkruar si sasi parash të fituar në kazino. Pra, në këtë mënyrë ligjërohet sasia e parave të synuara për t’u pastruar. Kështu, kazinoja merr përqindjen e saj për këtë marrëveshje dhe i justifikon vlerat monetare të depozituara Cash si para të luajtura nga persona të ndryshëm.

Pasojat që sjell në ekonomi pastrimi i parave në Kazino!!!

Duke marrë parasysh faktin që vitet e fundit janë sekuestruar tonelata me kokainë, heroinë dhe pa harruar canabisin, kjo tregon qartë se Shqipëria është kthyer në një vend mjaft të rëndësishëm për trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj edhe pastrimi i parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme (trafiku drogës) ka marrë përmasa globale dhe shkatërron krenarinë dhe reputacionin e shqiptarëve. Në këto kushte, biznesi i ndershëm është ai që ndjen më së shumti pasojat e këqija të pastrimit të parave të fituara në mënyrë të paligjshme. E ndjen më shumë sepse vendi ynë është një vend ku evazioni fiskal vazhdon të jetë një problem. Por pastrimi i parave nuk bëhet vetëm nga shqiptarët, pasi është një aktivitet që flitet në gjuhë të ndryshme, madje edhe nga ato përtej oqeanit. Gjatë viteve të fundit, ka indicie se Shqipëria është bërë target e investimeve të organizatave kriminale të ndryshme dhe kohët e fundit edhe nga kartelet meksikane. Po të jetë kështu, imagjinoni pasojat që do të kishte vendi ynë nëse këto kartele do të vepronin në Shqipëri.  Pra, vendit do t’i krijohej një dëm shumë i madh në imazh ku qytete si: Tirana, Durrësi apo Vlora, do të dukeshin si qytetet e kriminalizuara të Meksikës në serialet televizive, ku droga, krimi i organizuar, dhuna, korrupsioni dhe vrasjet mbizotërojnë në çdo aspekt të jetës mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm. Investimet e këtyre organizatave janë shumë të mëdha, ndaj i tillë duhet të jetë edhe reagimi organeve ligjzbatuese, të cilat duhet të hetojnë origjinën e transaksioneve të tyre në ç’do vend ku kanë investuar. Kjo mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh edhe përfitimet e mëdha të bankave në këtë mes por, është e nevojshme për të parandaluar atë që ky vend nuk e meriton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura