Pasojat e tërmetit, ja vendimi që u mor për personat e shpallur në kërkim, mes tyre edhe ish-kreu i ALUIZIT

Feb 20, 2020 | 19:14
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ në mungesë për disa persona të shpallur në kërkim në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Flamur-Gjuzi

Burime për “Panorama” konfirmojnë se e masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar edhe për ish-kreun e ALUIZNIT, Flamur Gjuzi, Skerdiliad Bello, Artur Terziu, Artur Cela, Artemis Malko, Rasim Shehu, Aldo Dakavelli.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura