Pasojat e tërmetit/ “Duhet përmirësuar mekanizmi i përballimit të kësaj emergjence”- Presidenti Meta: Të gjithë duhet të mbështesim prokurorinë

Dec 10, 2019 | 20:22
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha se të gjithë duhet të mbështesin Prokurorinë, për të vënë përpara përgjegjësive ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për lejimin e ndërtesave të papranueshme.

I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se duhet përmirësuar mekanizmi i përballimit të kësaj emergjence.

ilir meta feja

“E rëndësishme për shtetin dhe për institucionet është që në çdo moment të jenë të gatshëm për të minimizuar pasojat. Duhet përmirësuar mekanizmi i përballimit të kësaj emergjence. Të gjithë duhet të mbështesim prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për lejimin e atyre ndërtime të papranueshme”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura