Pasojat e pushtimit rus në Ukrainë po ndihen shumë në Evropë, ja çfarë parashikohet

May 17, 2022 | 9:04
SHPËRNDAJE

Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të çmimeve të energjisë. Megjithatë borxhi shtetëror në vendet e BE-së është në rënie.
61289815_303

Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë evropiane.

Sipas prognozës së pranverës ekonomia e BE-së dhe e vendeve të eurozonës pritet të rritet këtë vit vetëm me 2.7 për qind në vend të katër për qind që pritej më parë.

Parashikimi për inflacionin në vendet e eurozonës në vitin 2022  pothuajse është dyfishuar në 6.1 për qind.

Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.

Marokko Khouribga | Phosphattagebau

Për vitin e ardhshëm Komisioni i BE-së supozon një rritje prej 2.3 për qind në BE dhe në eurozonë. Në prognozën e shkurtit komisioni kishte parashikuar për vitin 2023 një rritje prej 2.8 për qind për BE-në dhe 2.7 për qind për vendet e eurozonës.

Perspektiva më të këqija edhe për Gjermaninë

Edhe parashikimi për ekonominë gjermane u korrigjua gjithashtu ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni i BE-së parashikon për këtë vit vetëm rritje prej 1.6 për qind, në vend të 3.6 për qind që pritej më parë. Vitin e ardhshëm ekonomia më e madhe e Evropës, do të rritet me 2.4 për qind në vend të 2.6 për qind që ishte parashikuar më parë.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura