Pasojat e Covid-19, çfarë kanë zbuluar studiuesit italianë, virusi ka filluar të prekë…

Aug 21, 2020 | 13:00
SHPËRNDAJE

Debulesë dhe lodhje, një studim italian zbuloi tre raste të pacientëve me koronavirus që shfaqën komplikime neurologjike në Milano, Padova dhe Catania.

Foto Claudio Furlan - LaPresse  20 Agosto 2020 Malpensa (Italia)  News Cominciano oggi i tamponi ai viaggiatori in arrivo all’aereoporto Malpensa Photo Claudio Furlan - LaPresse 20 August 2020 Malpensa (Italy)  Tampons for travelers arriving at Malpensa airport begin today

Sipas tyre, ndër komplikimet që mund të kenë pacientët e infektuar me koronavirus, jo te gjithe, ekziston edhe “Myasthenia gravis”, një sëmundje që shkakton dobësi të muskujve dhe lodhje.

Mjekët kanë pikasur tre rastet e para tek pacientë të shtruar në spital midis Catania dhe Padovas. Pasi u infektuan, ata filluan të përjetojnë simptoma të dobësisë së muskujve.

Hetimet neurologjike çuan në diagnostikimin e “Myasthenia gravis”.

“Kjo është një sëmundje mjaft e rrallë autoimune – shpjegon mjeku Restivo – me të cilën trupi krijon antitrupa që godasin nyjen neuromuskulare, pikën e kontaktit ku sinjalet elektrike të neuroneve transmetohen në fibrat e muskujve. Rezultati është një defekt në transmetimin nervor, me pasojë dobësi në një ose më shumë grupe të muskujve”.

“Që disa infeksione mund të shkaktojnë patologji autoimune neurologjike është një fenomen tashmë i njohur – kujton Centonze. Tani ne e dimë se edhe virusi Sars-CoV-2 është i aftë të shkaktojë këtë efekt.

Hipotezat më të mundshme janë dy. E para është se, në reagimin e tij ndaj infeksionit, sistemi imunitar krijon antitrupa që drejtohen kundër përbërësve të caktuar të virusit, një përgjigje normale. Por ata përbërës janë të ngjashëm me disa receptorë të pranishëm në nyjet neuromuskulare, të cilat më pas mund të sulmohen nga vetë antitrupat.

Hipoteza e dytë është se virusi mund të thyejë ekuilibrin delikat që parandalon sistemin imunitar të sulmojë organizmin e tij, siç vërehet për shembull në përgjigje të infeksioneve të tjera virale ose bakteriale ose pas vaksinimeve “.

“Infeksioni Covid-19 nuk është i kufizuar në ndikimin në sistemin e frymëmarrjes – përfundon specialisti – por mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit tonë. Njohja e komplikimeve, përfshirë komplikimet neurologjike, do t’i ndihmojë mjeket që të merren më mirë me patologjinë në manifestimet e ndryshme të saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura