“Pasoja pozitive dhe negative, do sjellë ngritjen e çmimeve”/ Eksperti i ekonomisë: Rritja e pagës minimale sjell efekt në luftën kundër informalitetit, ja çfarë duhet të bëjë shteti

Mar 30, 2023 | 17:41
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Sotiraq Dhamo shprehet se rritja e pagës minimale është pozitive, por ajo duhet të bëhet sipas një studimi të caktuar. Duke komentuar vendimet e qeverisë shqiptare, Dhamo u shpreh gjatë një interviste për “Panorama TV” se nuk mund të rritet paga minimale një herë në 3-4 muaj. 

Sipas tij, kjo rritje e shpeshtë dhe pa një studim do të sillte disa pasoja pozitive dhe disa negative.

Pyetje: Rritja e pagës minimale që hyn në fuqi pas datës 1 prill dhe rritjen e pagës mesatare?

Dhamo: Është një çështje delikate kjo. Nëse do i referohemi kontestimeve të bërë nga ekspertët, analistët, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme rritja e pagave. Kur ndodh rritja e pagave, prapë ka kontestime. Rritja e pagës minimale është një element që mendohet se do ketë efekte në luftën kundër informalitetit. Si masë nuk sjell asnjë efekt. Pagën minimale mund ta çosh edhe në 70 mijë, nëse nuk ushtrohet kontrolli tek punonjësit, është e kotë. Rritet paga minimale bruto, nga 34 mnijë në 40 mijë bruto, por rritet me 6 mijë lekë bruto. Kësaj i mbahen sigurimet dhe neto nuk është aq. Rritet kontributi edhe i atyre që marrin më shumë se 40 mijë lekë. Është plus për një nivel, minus për një nivel.

Duhet të bëhet, është në drejtimin e duhur. Por ajo që unë nuk jam në një linjë me qeverinë është mënyra se si e bën. Nuk mund të rritet paga minimale një herë në 3-4 muaj. Kjo ndodh sepse siduket nuk bëhen studime të mirëfillta nga punonjësit përkatës për të përcaktuar një periudhë kohe për rritjen e pagave. Po të shihni, brenda 6 muajve është rritur dy herë. Është e paimagjinueshme të mendosh se biznesi mund të ecë përpara. A mund të bëhet paga mesatare 900euro? Pagat normalisht duhet të rriten, të paktën me efektin e inflacionit.

Rritja e pagave, me sa duhet të rritet? Me 900 euro? Këtë nuk e di sepse duhet një studim i mirëfilltë. ka efekt pozitiv por dhe shumë negativ. Rritja e pagave do sjellë rritjen e kërkesës në treg. Kjo do sjellë rritjen e çmimeve. Rritja e pagave nominale të mos shoqërohet me rritjen e pagave reale. Duhet bërë një studim i mirëfilltë sa janë mundësitë tona si shtet, sa janë buxhetet përkatëse dhe deri sa mund të rritet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura