Pasi u shërua nga operacioni, e ëma i jep urdhër Rita Orës: Hajde bëhu vajzë për shtëpi tani

Feb 28, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Rita Ora pak kohë më parë njoftoi se bëri operacionet bajamet dhe mori pushime nga karriera e saj muzikore.

Por tani, këngëtarja ndihet mirë dhe është kthyer në Evropë për të vazhduar projektet e saj muzikore.

Rita njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram ku shihet duke darkuar në një restorant.

Ajo publikoi disa foto dhe njoftoi se ishte kthyer në shtëpi.

Ndërsa tregoi edhe përpjekjet e shumta të femrave për të realizuar fotot perfekte.

“Njerëzit nuk e kuptojnë sasinë e përpjekjeve që vazhdojnë. Po kthehem në Evropë. Koha e shtëpisë. Mezi po pres,”– shkroi Rita.

Por ajo që ra në sy ishte komenti i nënës së saj, Verës.

“Hajde me u bo çikë shtëpie tani,”- shkroi Vera, ndërsa bëri një emoji duke qeshur me lot.

Ndërsa komplimentoi edhe vajzën: “Yeyyy Rita.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura