Pasi u konfirmua lidhja e Pete Davidson me Emily Ratajkowski, Kim Kardashian bën veprimin e papritur

Nov 18, 2022 | 20:09
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve se Pete Davidson dhe modelja Emily Ratajkowski janë në një romancë, ka ardhur dhe ‘reagimi’ i ish-partneres së komedianit, Kim Kardashian.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” postoi një citim nga Idil Ahmed nëpërmjet një InstaStory, ku shprehet se çdo gjë rregullohet edhe kur mendon se nuk do të ndodhë.

“Një gjë që kuptova është se çdo gjë përfundon gjithmonë në rregull, Ndonjëherë edhe më mirë se sa mund ta imagjinoni. Mbaje mend këtë kur të ndihesh sikur je në një vend të vështirë ose ndihesh sikur po sfidohesh më shumë”- thuhej në post.

Komediani është ndarë nga Kim Kardashian në gusht pas një romance 9 mujore. Lidhja me Kardashian erdhi pasi ai mori famë si i dashuri i Ariana Grandes.

Kujtojmë se Pete dhe EmRata janë kapur mat rreth dy ditë më parë duke u përqafuar në New York, ku shihen të veshur matchy-matchy. Fotot vijnë disa ditë pasi nisën të qarkullonin thashethemet për një romancë mes tyre, ndërsa supermodelja mbante në dorë një dhuratë për ditëlindjen e 29-vjeçarit.

Kjo është dalja e tyre e parë publike si çift së bashku. Sipas dëshmitarëve, komediani mbërriti në apartamentin e modeles në West Village dhe Emily doli në rrugë që ta takonte. Emily hyri në makinë dhe e çoi atë në një vendndodhje në Brooklyn, ku u panë duke shkëmbyer një përqafim shumë intim në një ndërtese banimi.

Pete nuk mund ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra e tij ndërsa përqafoi modelen, përpara se ta çonte në korridorin e ndërtesës, pasi festoi ditëlindjen e Pete, Emily u rikthye në shtëpi në apartamentin e saj e vetme, duke mbajtur një shishe uji në dorë në vend të dhuratës që i kishte bërë të dashurit të saj.

Pete ka qenë në një lidhje me Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor. Ndërkohë, Emily ishte në një lidhje së fundmi me DJ Orazio Rispo, me të cilin u pa duke u puthur në New York City muajin e kaluar, pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-Mcclard në shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura