Pasi u bë nënë për herë të dytë, Arbana Osmani zbulon nëse do të bëjë dasmë

Apr 20, 2021 | 23:53
SHPËRNDAJE

Ndonëse u përgjigjet pothuajse çdo ditë pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, duket se për Arbana Osmanin kurioziteti nuk ka fund.

arbana osmani (12)

Ditën e djeshme, moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

arbana osmani (1)

Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

arbana osmani (6)

Pas dy çunave, ke dëshirë të bësh një gocë?”- e pyeste një tjetër, së cilës Osmani iu përgjigj: “Ja ku e kam gocën”, duke publikuar një foto me mbesën e saj, Kenzën.

arbana osmani (8)

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

arbana osmani (4)

S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

arbana osmani (3)

Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.

arbana osmani (7) arbana osmani (10) arbana osmani (5) arbana osmani (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura