Pasi Rama mbrojti Tahirin nga arrestimi, PD del me vendim të rëndësishëm

Oct 23, 2017 | 11:05
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vendosur bojkotimin e gjithe komisioneve parlamentare deri diten e merkure, dite kur Kuvendi do te shprehet me vote per kerkesen e prokurorise per arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Mbledhja sot te Ligjet
Mbledhja sot te Ligjet

Vendimi eshte reflektuar qe sot, kur demokratët bojkotuan mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që nisi paraditen e sotme, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në rendin e ditës së punës së komisionit sot është “Shqyrtimi nen për nen dhe miratimi në tërësi i projektligjit “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe “Miratimi në parim  dhe fillimi i shqyrtimit nen për nen i projektligjit “Për ndihmën juridike”.

‘Panorama’ raporton se në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e PD-së, ndërkohë që kanë marrë pjesë deputetët e LSI-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura