“Pasi pimë disa gota…”/ 27-vjeçari zbulon se si shoqja e fejuar i kërkoi marrëdhënie seksuale

Sep 13, 2021 | 17:03
SHPËRNDAJE

Shoqëria mes një djali dhe vajze është perfekte deri në momentin që njëri prej tyre nis të ketë ndjenja për tjetrin. Kjo duket se i ka ndodhur këtij 27-vjeçari, i cili rrëfen për “Dear Deidre” se shoqja e tij më e mirë i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

tradhti, marredhenie

Për më tepër, ajoë shtë fejuar me një djalë tjetër dhe së shpejti mund të martohet. Ja rrëfimi i tij i plotë:

Shoqja ime erdhi tek unë pasi kishte pirë disa gota dhe tani nuk do që të më lërë vetëm.

Unë jam një djalë 27 vjeç dhe ajo është 28 vjeç. Ajo është e fejuar me një djalë tjetër. Një natë kishim dalë për të parë një film dhe kur u kthyem ndaluam në shtëpinë time.

Në një moment i sugjerova që të shihnim pornografi bashkë. Në një moment, shoqja ime shkoi në tualet dhe kur doli, më kërkoi ta prekja seksualisht. Pasi fillova të veproja, mendova: ‘Çfarë po bëj?’. Ndalova dhe i kërkova falje dhe ajo shkoi në shtëpi.

Tani më ka dërguar mesazhe në Snapchat, ku më shkruan: ‘Dëshiron të luajmë?’”.

“Dear Deidre” thotë:

Është  e kuptueshme. Ka ndryshuar mënyra se si ndiheni për miqësinë tuaj, por nuk ka nevojë të ndryshojnë gjërat mes jush, për sa kohë që të dy e keni të qartë se çfarë doni.

Gjeni një moment për të folur me të dhe thuajini se ajo që ndodhi ishte një gabim nga ana juaj. Shpjegojini se nuk jeni të interesuar për asgjë më shumë sesa të shokë.

Nëse ju jepet mundësia, tregojini se jeni të shqetësuar edhe për martesën e saj që mund të ndodhë së shpejti. Ajo mund të jetë duke bërë një gabim për të cilin do të pendohet përgjithmonë”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/