Pasi mori statusin e një miliardereje, Kylie Jenner nis ndërtimin e rezidencës super luksoze

May 6, 2021 | 23:49
SHPËRNDAJE

Kylie Jenner ka blerë 18,000 metra katrorë tokë pranë shtëpisë së Kris Jenner dhe Khloe Kardashian.

kylie jenner (8)

Pasi fitoi statusin e miliarderit, 23-vjeçarja vendosi të shpenzojë plot 15 milion dollarë për të blerë këtë pronë, në mënyrë që të ndërtojë një rezidencë super luksoze, shkruan “Daily Mail”.

kylie jenner (9)

Rezidenca e saj, e cila do të ndërtohet në “Hidden Hills” do të përfshijë një garazh për 12 makina, një bujtinë vere, një sistem të sofistikuar sigurie, një fushë sportive, si dhe një pishinë të madhe.

kylie jenner (2)

Kylie nuk është e vetmja që vendos të blejë një pronë në këtë zonë, pasi në 2015 edhe Miley Cyrus mori një vendim të tillë, pavarësisht se nuk ndërtoi një shtëpi në të dhe e shiti pas tre viteve.

kylie jenner (10)

Para se Kylie të zhvendosej në kompleksin e saj prej 36.5 milion dollarësh në Holmby hills, ajo banonte në një rezidencë prej 12 milion dollarësh në Hidden Hills.

kylie jenner (11)

kylie jenner (7) kylie jenner (4) kylie jenner (5) kylie jenner (6) kylie jenner (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura