Pasi i propozoi të dashurës për martesë, David dhe Victoria Beckham marrin vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e djalit të tyre Brooklyn

Jul 15, 2020 | 14:19
SHPËRNDAJE

David dhe Victoria Beckham kanë marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e djalit të tyre Brooklyn, që vitin e ardhshëm do shkojë drejt altarit. 

Çifti i famshëm raportohet se do t’i blejnë djalit të tyre një shtëpi.

Raportohet se kjo do jetë një dhuratë “ekstravagante” për dasmën për 21-vjeçarin, i cili rreth dy javë më parë i propozoi për martesë trashëgimtares miliardere, Nicola Peltz.

Brooklyn dhe aktorja 25-vjeçarja i befasuan të gjithë në fundjavë kur zbuluan se do të martohen në një të ardhme të afërme, pasi modeli iu ul në gjunjë të dashurës duke i propozuar me një unazë diamanti.

“Edhe pse do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Amerikë, Brooklyn dëshiron të ketë një shtëpi të tij në Londër. Victoria dhe David u ofruan për të blerë shtëpinë si një dhuratë martese,”– tha një burim për The Sun. “Duan, si çdo prind tjetër, që të ndihmojnë sa më shumë që munden.”

Sipas raportimeve unaza prej diamanti që 21-vjeçari i bleu aktores kushton gati 160 mijë paund.

Ndërsa familja Beckham do shpenzojë rreth 4 milionë dollarë në dy dasma që do bëjnë vitin e ardhshme për të rinjtë e dashuruar.

Nicola është vajza e biznesmenit amerikan miliarder Nelson Peltz.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura