Pasi i përmendi tradhtinë ndaj Bora Zemanit, moderatori i njohur ironizon përsëri Donald Veshajn: Nuk bën për prezantim (VIDEO)

Aug 18, 2022 | 16:22
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Moderatori Flori Gjini ka ironizuar përsëri aktorin Donald Veshaj në rrjetet sociale.

Flori publikoi një video në profilin e tij TikTok ku realizon trendin e fundit të aplikacionit.

“Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format”– thuhet gjatë videos që ai ka publikuar. Vëmendje ka tërhequr edhe mbishkrimi që moderatori i ka vendosur videos: “Për kë mendon ti?”

Ndërsa ndjekësit e tij e kanë lidhur menjëherë këtë video ironike pikërisht me aktorin Donald Veshaj, i cili këtë vit prezantoi emisionin “Më lër të Flas” së bashku me vëllain e tij binjak Romeon.

Përplasja virtuale mes Donaldit dhe Florit nis nga intervista e Ori Nebijajt në “Më lër të flas”, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top”. Gjatë 4 sezoneve ajo e ka moderuar atë me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë.

“Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”- e pyeti me ironi Donaldi teksa ajo tha se: “Flori akoma nuk ma ka konfirmuar se ai do jetë me mua në këtë sezon të pestë. Pa atë e kam të pamundur ta bëj emisionin.”

E duket se Florie priti mirë pyetjen e Donaldit duke ironizuar veprimin e tij ndaj Bora Zemanit kur ishte në BBV.

“Në këto 24 orë kam patur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën dhe kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”. – thotë ai duke treguar një varëse të ngjashme me atë të Borës.

Duke pasur parasysh që videoja e Florit erdhi pas fjalëve të Donaldit, “Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”, statusi i këtij të fundit mund të merret edhe si një kundërpërgjigje ndaj moderatorit.

LEXO EDHE: “Ne nuk e njohim tradhtinë”/ Moderatori i njohur ironizon Donald Veshajn, rikrijon videon e Bora Zemanit me varsen që i dhuroi aktori

Nga ana tjetër Donald Veshaj ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ku krahas një fotoje shkruan: “ËËË e mo mirë mos e vrit trurin”.

|LEXO EDHE: Moderatori i njohur i përmendi tradhtinë ndaj Bora Zemanit, kundërpërgjigjet Donald Veshaj?

© Panorama.al

Te lidhura