Pasi i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Jonida Maliqin, Romeo Veshaj rigjen dashurinë. Aktori nis romancën me vajzën e ministrit të PS

Feb 20, 2021 | 21:58
SHPËRNDAJE

Jonida Maliqi dhe aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj i dhanë fund në heshtje romancës së tyre pas dy vitesh së bashku.

Burime për Panoramaplus bënë me ata janë distancuar nga njëri-tjetri që para ndërrimit të viteve. Dhe pas ndarjes nga këngëtarja, duket se Romeo Veshaj e ka gjetur shumë shpejt dashurinë.

“IconStyle” raporton se aktori i humorit është në një romancë me vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit.

Mësohet se Aleksia Peleshi, e cila është një vajzë jo pak e njohur për publikun shqiptar, ka kaluar ditën e djeshme nën shoqërinë e Romeo Veshajt në Vlorë.

Ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale foto nga i njëjti vend. Gjithashtu vajza e ministrit postoi foto teksa udhëtonte në makinë dhe në krah të saj qëndronte aktori.

Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar ndaj thashethemeve se kanë nisur një histori dashurie së bashku.

 

Romeo Veshaj është përfolur shumë për lidhjen e dashurisë me Jonida Maliqin, pasi marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje dhe ngritje.

Lajmin për ndarjen e tyre e dha vetë këngëtarja në emisionin e saj, ku u shpreh se ky Shën Valentin do e gjente single.

Burime pranë çiftit kanë treguar se nuk ka pasur një arsye konkrete për e tyre shkëputjen nga njëri-tjetri, por është thjesht një distancim që ka ardhur natyrshëm, që do të thotë se mes tyre s’ka inate, aq sa të heqin njëri-tjetrin nga “Instagram”-i.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura