Pasi e përjashtoi nga partia, Le Pen hedh poshtë të bijën: Më vjen turp që mban mbiemri tim

May 5, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Fronti Kombëtar ne France, i Marine Le Pen ka pezulluar themeluesin e saj dhe Jean-Marie ka tërhequr kartën e anetaresise. Por udhëheqësi i lartë, “i mohuar” nga partia politike, ka nisur te refuzoje vajzën e tij:

“Unë nuk dua qe presidenti te mbaje mbiemrin tim”,- ka thene ai, transmeton “Ansa”.

Beteja në shtëpine Le Pen merr tonet e nje grindje familjare, pasi Marine, e cila mban drejtimin e partisë, ka përjashtuar babanë e saj nga Fronti Kombëtar.

Jean-Marie ishte “pezulluar përkohësisht”, në pritje të mbajtjes së kongresit të ardhshëm, ne nje mbledhje “të jashtëzakonshme”.

“Jean-Marie Le Pen – tha dje në media se vajza e tij nuk duhet të flase në emër të Frontit Kombëtar, deklaratat e saj tha ai janë në kundërshtim me vijën e caktuar.” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura