Pasi e mohoi për javë të tëra, “Amazon” kërkon falje dhe pranon se punonjësit detyrohen të urinojnë në shishe

Apr 6, 2021 | 11:00
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, një deputet nga Partia Demokratike e SHBA-ve, Mark Pocan, akuzoi “Amazon”, se i detyronte shoferët të urinonin në shishe, për shkak të mungesës së kohës për të shkuar në tualet. Disa persona në një forum në “Reddit” e konfirmuan këtë gjë gjithashtu, raporton “BBC”.

amazon (1)

Pagesa e punonjësve me 15 dollarë në orë nuk do të thotë se është një vend pune i jashtëzakonshëm, veçanërisht nëse i detyron të urinojnë në shishe plastike“, kishte shkruar ai.

amazon (5)

Ndërsa më në fund erdhi një reagim edhe nga “Amazon”. Pasi hodhi poshtë në mënyrë të ashpër pretendimet e Pocan për javë të tëra, kompania më në fund pranoi përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte “një autogol”.

amazon (3)

Ne e dimë që ndonjëherë shoferët tanë mund të kenë probleme në gjetjen e tualetit për shkak të trafikut ose ndonjëherë sepse ecin në rrugë në zonat rurale, dhe kjo veçanërisht në periudhën e pandemisë kur shumë tualete publike u mbyllën”, -pranoi “Amazon” në një shënim të postuar në blog.

amazon (4)

Një përgjigje shumë e ndryshme nga reagimi i parë ndaj tweet-it të Pocan, në të cilën “Amazon” kishte ironizuar:

A mendoni vërtet se ata urinojnë në shishe? Nëse do të ishte kështu, askush nuk do të punonte për ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura