Pasi dështoi në tregun e huaj si këngëtare, Dafina Zeqiri në Prishtinë kthehet në modele “Instagram”-i

Sep 22, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Këngëtarja 29-vjeçare nga Kosova, Dafina Zeqiri, e cila provoi të bënte muzikë edhe për tregun e huaj, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se më shumë se sa këngëtare, është kthyer në një modele të zakonshme “Instagram”-i.

Ashtu si vajzat e panjohura që e kanë nisur nga zero, duke marrë famë nga fotot e shpeshta që postojnë në “Instagram”, edhe Dafina Zeqiri po përpiqet të tërheqë vëmendje me fotot artistike që poston, ku merr komente tani thjesht për pamjen.

E rikthyer në Prishtinë për të provuar edhe një herë karrierën si këngëtare, në qytetin nga ku e nisi (kur ishte e dashura e menaxherit të saj Krenar Çoçaj), sipas medias së Kosovës, ajo po bën një tentativë të re për të rimarrë dhe njëherë vëmendjen që pati në fillimet e saj.

Po, sipas të njëjtave media, kjo është një përpjekje e kotë, pasi Dafina sado të përpiqet, ajo tashmë ka hyrë në listën e këngëtareve periferike, që nuk bën bujë me këngët e saj dhe nuk merr shumë ftesa për koncerte.

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/pasi-deshtoi-ne-tregun-e-huaj-si-kengetare-dafina-zeqiri-ne-prishtine-kthehet-ne-modele-instagram-i/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura