Pasi Beniada Nishani i “ngatërroi” emrin, reagon këngëtari Yll Limaniꓽ Prej sot quhem…

Jan 14, 2022 | 18:11
SHPËRNDAJE

Modelja seksi, Beniada Nishani është një nga banoret më të dashura të këtij formati të “Big Brother Vip”. 

Ajo ka shkaktuar shpesh të qeshura në shtëpi për shkak të shqiptimit të disa fjalëve shqip. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme kur modelja po mundohej të shqiptonte emrin e këngëtarit Yll Limani, madje ka pasur një reagim edhe nga ky i fundit.

beniada-nishani-yll-limani

Teksa po rrinte në oborr me banorët, ata i kërkuan Nishanit të shqiptonte emrin e këngëtarit. Ajo e ka quajtur këngëtarin “Ydhi Dhimani” duke sjellë shumë të qeshura në shtëpi.

“Sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, sa i vockël. Ydhi Dhimani”, tha modelja.

beniada-banoretMenjëherë ka reaguar edhe Yll Limani i cili me sa duket e ka marrë me shumë sportivitet këtë gjë. Ai e ka postuar videon në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruarꓽ “Prej sot emrin e kam Ydh Dhimani”.

yll-limani-story

Beniada Nishani është me origjinë nga qyteti i Durrësit, por është larguar që në moshë të vogël drejt Italisë.

Ajo ka spikatur, jo vetëm për pozitivitetin dhe sportivitetin e saj, por edhe për mënyrën se si e flet gjuhën shqipe, madje shpesh ka ngatërruar edhe emrat e këngëtarëve të tjerë si Butrint Ymeri apo reperit Noizy.

beniada nishanibeniada nishani (2)beniada nishani (3)beniada nishani, valon shehu (4)beniada antonela (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura