Pasardhësit e Mesit dhe Ronaldos, Zhoao Feliks kërcënon Haland e Mbape: Do jem edhe unë

Oct 13, 2021 | 22:23
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë nisur tashmë etapat e fundit të karrierës së tyre dhe nuk pritet që të jenë edhe për shumë vite në majën e futbollit botëror. Ndaj tani ka nisur gara se kush do të jenë pasardhësit, me emrat e Kilian Mbape dhe Erling Haland që kanë hedhur hapur kandidaturën e tyre për të synuar fronin e më të mirëve.

zhoao feliks

Por tani duket se do të jetë edhe një emër i tretë që kërcënon, Zhoao Feliks. Sulmuesi portugez ka deklaruar se është gati të luftojë edhe ai për t’u ngjitur në nivelet më të larta, ku parashikohej të ishte para se të niste një seri dëmtimesh që i kanë penalizuar karrierën.

“Do të jem edhe unë. Nuk kam arritur ende nivelin tim maksimal, në sezonet e fundit kam pasur dëmtime. Kur nuk do të kem më, mund të marr pjesë edhe unë në këtë garë”, ishin fjalët e futbollistit të ri portugez të Atletiko Madrid.

PANORAMASPORT. AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/