Pas “zisë” së Pete Davidson, Kanye West kapet mat në publik me modelen e “Only Fans” (FOTO)

Aug 13, 2022 | 16:29
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Kanye West mori një rol aktiv në ndërtimin e shtëpisë së tij prej 57 milionë dollarësh (55.5 milionë euro) në Malibu duke vizituar vendin.

Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët.

Për vizitën në terren West ishte veshur i gjithi me të zeza, teksa dukej qesharak me fijet e bluzes të ngushtuara për të mbuluar fytyrën. Modelja e faqes për të rritur mbante veshur një badi të kaltër me një xhup të zi oversize sipër.

Kjo dalje e Kanye vjen disa ditëve pas “zisë” për vdekjen e rreme të ish-armikut të tij Pete Davidson pas ndarjes së ish-yllit të “Saturday Night Live” nga Kim Kardashian. Dizajneri i Yeezy ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.

Reperi i “Flashing Lights” e quajti Davidson “Skete” gjatë gjithë lidhjes së tij me Kim. West ‘ e varrosi të gjallë’ Davidson në videoklipin e tij muzikor për këngën “Eazy”. West sulmoi gjithashtu 28 vjeçarin në një tjetër video për të njëjtën këngë, këtë herë ndërsa aktori kishte veshur një kapuç ku shkruhej “Skete”.

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura