Pas zhgënjimit disavjeçar, Flaka Krelani i kthehet Festivalit të madh

Dec 1, 2015 | 11:47
SHPËRNDAJE

1623602_10205536512190434_899500190266700689_n

Ajo është një maestro në zhanrin në të cilin performon. Rock-këngëtarja e njohur kosovare tashmë ka përfunduar edhe master për studimet në fushën e ekonomisë. Kështu që, krahas muzikës, ajo në të ardhmen mund të jetë edhe një ekonomiste e suksesshme. ‘’E kam përfunduar masterin në Ekonomik dhe e kam realizuar një plan të jetës sime’’, tregon Flaka në bisedën e saj. ‘’Jashtë angazhimeve të fakultetit kam përfunduar edhe albumin tim të parë. Zhanre shumë të ndryshme, këngë që kanë me pasë rap, me të cilin nuk më kanë dëgjuar njerëzit, por edhe pop e balada. Përveç këtyre, kam bërë edhe instrumentalin, prandaj do e titulloj “Eksperimental”, pasi kam eksperimentuar shumë’’, thotë këngëtarja.

‘’Do të jetë një këngë që nuk është dëgjuar akoma, stil ndryshe, i viteve ‘90, kur kemi dëgjuar disko, si një debutim para albumit. Do të jetë me klip e do publikohet një muaj para albumit, do të bëj dhe një promovim mjaft interesant. Arsyeja pse e kam lënë për vitin tjetër albumin është se do të jem edhe në RTVSH e nuk dua të përziej gjërat, dua t’i bëj ndaras’’. Kështu, pas disa vitesh zhgënjim, Flaka rikthehet në atë skenë të madhe që i ka munguar shumë. ‘’Për vetë faktin se më mungon shumë ajo skenë, jam mësuar që në hapat e mi të para në muzikë duke kënduar live në skena të mëdha dhe e shoh se më mungon një festival i tillë, që këngën time ta promovoj dhe ta performoj me një orkestër të madhe, siç është ajo. Ne kolegët kur bëhemi bashkë kalojmë mirë, e kam parë të arsyeshme që punën time ta promovoj atje’’, thotë Flaka. Kurse sa i përket zhgënjimit, ajo thotë: ‘’Kur ke një armë të fortë si publiku, nuk i lë vend zhgënjimit. Nuk ka asgjë që më ndal, këto gjëra më bëjnë më të fortë dhe punoj më shumë’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura