Pas videos erotike, Top Channel pezullon Sokol Ballën. Anulohet intervista me Ramën në Top Story

Apr 23, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Pas publikimit në rrjetet sociale të dy videove dhe disa fotove “snapchat”, gazetari i njohur Sokol Balla nuk do të jetë nesër në ekranin e Top Channel, si prezantues i emisionit që e drejtonte prej vitesh, “Top Story”.

Mësohet se publikimi i këtyre videove e ka shtyrë bordin e kompanisë mediatike Top Channel, ta pezulloje për një afat ende te papercaktuar  Ballën nga ekrani i këtij televizioni.

Sokol Balla, gjate prezantimit ne emisionin Top Story

Këtë të enjte, dita kur emisioni transmetohej çdo javë rregullisht, nuk do të zhvillohet. Ndërsa për ironi të fatit, këtë puntatë, ishte parashikuar që në emision të ishte ftuar në një intervistë kryeministri Edi Rama. Por emisioni nuk do të bëhet.

Vendimi për pezullimin e Sokol Ballës nga ekrani u kuptua edhe gjatë kësaj të mërkure, ku gjatë mesditës, nuk u transmetua emisioni që Balla drejtonte në orën 12:00-14:00 ne TOP Albania Radio. Gjatë kësaj fashe orare, është transmetuar vetëm muzikë.

Tashmë nuk dihet ende nëse bordi i Top Channel ka vendosur që emisioni Top Story të mbyllet përfundimisht këtë sezon, apo vetëm për këtë të enjte. Pritet të shihet në ditët në vijim se çfarë është vendosur. Ndërkohë që nuk dihet nëse Balla është përjashtuar vetëm nga dalja publike në këtë ekran, apo edhe nga çdo lloj pozicioni pune në këtë kompani mediatike.

Pas ngjarjes, gazetari ka mbyllur edhe adresën e tij në Facebook, ndërsa në rrjetin social është hapur orët e fundit një Fun Page me emrin e tij. 

Fun Page i hapur per gazetarin Sokol Balla ne Facebook

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura